Social Icons

facebookgoogle plusemail

Udhëzues për të Moshuarit


MBI SHERBIMET, ORGANIZIMIN DHE RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TE
SHTEPISE SE TE MOSHUARVE NE KETE SHOQATE

Qellimi i Shoqates
Ne kete Shoqate, ju do te gjeni nje mjedis te ngrohte, ku ofrohen sherbime nga nje personel i perkushtuar, qe respekton vlerat njerzore e dinjitetin tuaj personal.

Jemi te angazhuar:
  • Te respektojme te drejtat e te moshuarve.
  • Te plotesojme nevojat e te moshuarve brenda standarteve qe percaktohen me ligj.
  • Te krijoje nje mjedis te rregullt, t’i mbroje te moshuarit nga cdo forme abuzimi e keqtrajtimi.
  • T’i degjojme te moshuarit dhe te bashkepunojme me ta per te krijuar nje atmosfere te shendoshe dhe mjedis sa me familjar.
  • T’i trajtojme te moshuarit ne menyre te barabarte, pa i paragjykuar per te kaluaren e menyren e jeteses se tyre, pa i diskriminuar.
  • Te marrim persiper respektimin e privatesise dhe ruajtjen konfidenciale te informacionit.
  • Te organizojme aktivitete ne menyre qe te nxisim integrimin social te te moshuarit.


Objektivat:
  • Te mbeshtesim te moshuarit per shmangien e vetmise, izolimit e nxitjen e integrimit social ne jeten ne komunitet.
  • Te nxisim ose te intensifikojme nje marredhenie sa me te shpeshte me familjaret ose te afermit e te moshuarve.
  • Te ofrojme mundesi qe i moshuari te kete mundesi zgjedhjeje.


Sherbimet e ofruara ne kete shtepi:
  • Akomodim (vendosja ne nje dhome me te gjitha pajisjet personale).
  • Ushqim ne sasi e cilesi te pershtatshme per moshen e te moshuarve, i cili serviret sipas orareve te percaktuar ne rregullore.
  • Kujdes shendetesor,nga mjeku i familjes ose edhe nga mjeku part-time i Shoqates.
  • Behet kujdes qe i moshuari te marri medikamentet e nevojshme ne kohen e duhur dhe ne menyre te vazhdueshme kur eshte e nevojshme.
  • Hapet nje kartele shendetesore ku mbahen shenim te gjitha mjekimet ose ndihma e pare qe marrin te moshuarit.
  • Kemi kutine e ndihmes se shpejte e cila eshte e pajisur me te gjitha gjerat e nevojshme, qe nevojiten per ndihmen e shpejt.
  • Mbeshtetje psiko-sociale, kur i moshuari ka nevoje te tregoje ndonje shqetesim ose ankese, gjithashtu edhe per ndonje bisede per te kaluar kohen e lire.
  • Te moshuarve me nevoja te veçanta , u sigurohet nje mbeshtetje e duhur qe te nxise nje mjedis pozitiv pa fyerje.
  • Sherbime sanitare, ne te cilat perfshihen lavanteria, ambjenti i ngrenies dhe i gatimit, ambient i ndejtjes, sherbimi i dhomes dhe mbeshtetje per higjenen personale.
  • Ceshtjet e higjenes personale, trajtohen ne menyre te ndjeshme dhe praktike, qe ndihmojne te moshuarin te krijoje dhe te zhvilloje nje imazh pozitiv per veten.
  • Mbajme kontakte te vazhdueshme me familjaret ose te afermit e te moshuarve, si per ato qe tregojne interes, ashtu dhe per ato te moshuar qe jane lene te harruar.
  • Ofrojme kujdes rezidencial per te dyja gjinite.
  •  Bejme aktivitete brenda dhe jashte qendres. Aktivitetet organizohen sipas ritmeve normale te jeteses se te moshuarve.
  • Bejme perditesimin ne nje bllok shenimesh per personat qe vizitojne te moshuarit.
  • Te moshuarve qe jane ne momentet e fundit te jetes, iu ofrohet perkujdesje. Vdekja e tyre trajtohet me dinjitet, nderkohe qe respektohen nevojat e ritet.

Vlerat e shtepisë:
  •  Personeli i Qendres eshte i perkushtuar dhe i pergjegjshem per punen qe ben. Punohet ne grup me nje fryme bashkepunimi e nderveprimi shume te mire, ne menyre qe i moshuari te marri sherbim sa me te kenaqshem. 
  • Kujdesi rezidencial merr pergjegjesi qe te moshuarit te jene te mbrojtur nga keqtrajtimi dhe lenia pas dore.
  • Kujdesi rezidencial gjate gjithe kohes se sherbimit ka ne vemendje te punes se tij vlerat njerzore per te moshuarit, siç jane:


Dinjiteti dhe respekti
Behet kujdes per te njohur vlerat e te moshuarve, veçantine e tyre qe te trajtohen me dinjitet dhe respekt.

Barazia
Behet kujdes qe sherbimet dhe lehtesimet te jene te arritshme per te gjithe. Nuk diskriminohen per shkak te races, kultures, besimit fetar, gjinise, seksualitetit ose aftesise se kufizuar. Vleresohet individualiteti. Angazhim per t’i trajtuar te moshuarit me ndershmeri.

Cilësia
Sherbim cilesor sipas standarteve te percaktuara ne ligj. Angazhim, qe stafi, i cili punon per te moshuarit do te beje ate ç’ka thote se ben.

Pavarsia
Tu ofroje te moshuarve mundesi qe te mendojne dhe te veprojne ne menyre te pavarur.

Degjimi
Angazhim per te degjuar e ndihmuar te moshuarit qe te shprehin deshirat e nevojat e tyre ne çfardo lloj menyre qe i pershtet me mire.

Konfidencialiteti
I gjithe informacioni personal i te moshuarit trajtohet me mirebesim.


Organizimi e funksionimi i Qendres

Kapaciteti i Qendres eshte 35 shtreter, i organizuar ne 13 dhoma fjetje. Dhomat jane dy ose tre shtreter. Dhomat jane te ajrosura dhe ndricuar shume mire. Arredimi eshte i thjeshte dhe estetik ne menyre qe te moshuarit ti krijohet mundesia e levizjes lirshem, frymemarrje  dhe per te mbajtur sa me mire higjenen e dhomes.
Eshte siguruar hapsire per ndenje dhe salle ngrenie. Oborr per te kaluar kohen e lire ne mjedise te gjelberuara.
Ambient  gatimi me standarte higjeno-sanitare
Ambjent lavanterie per larjen e rrobave.
Ambjente per garderoben e stines.
Jane siguruar pajisje per ngrohje gjate stines se dimrit dhe freskimi gjate stines se veres. Dhomat e gjumit dhe ambjentet e perbashketa jane kompletuar me pajisje elektro-shtepiake si televizor e frigorifer.
Shtepia e te moshuarve funksionon mbi bazen e nje rregulloreje, e cila percakton oraret e veprimeve te te moshuarve dhe te personelit. Detyrime dhe te drejtat e te moshuarve etj.
Shtepia e te moshuarve ka hartuar kriteret e pranimit, mbi bazen e te cilave nenshkruhet dhe nje kontrate midis te moshuarit ose perfaqesuesit te tij dhe shtepise se te moshuarve, ku i moshuari bie dakort per sherbimet e ofruara, te drejtat dhe detyrimet si dhe per zbatimin e rregullores se brendeshme.


KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA
 

Vizitorë

free counters

Support

UNICEF

Compatible with

Google Chrome Moxilla Firefox

Compatible with

Internet Explorer Opera