Social Icons

facebookgoogle plusemail

Statuti


STATUTI I SHOQATES
“KUKA NE NDIHME TE TE JETIMEVE DHE TE TE VOBEKTEVE” TE SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te ligjit 7580, date 29.07.1994 te kodit civil te Republikes se Shqiperise nenet 39-53 hartohet ky Statut i Shoqates “KUKA” ne ndihme te Jetimeve dhe te te vobekteve te Shqiperise.

NENI 1
EMERTIMI I SHOQATES
Emertimi i shoqates do te jete:
“KUKA NE NDIHME TE JETIMEVE DHE TE TE VOBEKTEVE” TE SHQIPERISE

NENI 2
MISIONI I SHOQATES
Ndihme e asistence ndaj kategorive qytetare ne nevoje  (jetimeve, femijeve te rruges e te braktisur, te moshuarve pa perkrahje, nenave te veja, invalideve, komuniteteve te ndryshme etnike, qytetareve dhe familjeve te vobekta).
Mbeshtetje e grupeve sociale pa perkrahje, per tu integruar ne jeten e komunitetit te tyre. Te rritet besimi per jeten dhe shoqerine te kategorite e komunitetit qe nuk kane mbeshtetje.

NENI 3
FUSHA E VEPRIMTARISE
·         Krijimi dhe venia ne funksionim te mencave ushqimore.
·         Ngritja e Qendrave per shperndarje ushqimi e veshmbathje ne zona dhe Rajone te ndryshme te vendit.
·         Sigurimi i ndihmave ushqimore, veshmbathje, medikamente, pajisje e orendi, aparatura te ndryshme mjekesore etj. per  Shtepite e femijes, Çerdhet, Kopshtet, Spitalet, Qendrat Shendetesore, Shtepite e te moshuarve, Kampet e refugjateve, etj.
·         Ngritja e Shtëpisë të të moshuarve me te gjitha sherbimet e nevojshme.
·         Ngritja e Klinikes Stomatologjike dhe dhenia e sherbimit falas per qytetaret e pa mundur.
·         Ngritja e Ambulances Pathologjike dhe dhenia e ndihmes e sherbimit falas per qytetaret e pa mundur.
·         Rikonstruksioni i shtepive te te varferve, Shtepive te femijeve, Çerdheve, Kopshteve, Spitaleve, Qendrave Shendetesore, Shtepive te te moshuarve  etj.
·         Ngritje te Qendrave te Formimit Profesional per aftesimin per pune te ketyre kategorive te komunitetit.
·         Sherbime e Keshillime sociale e Psiko-Sociale per grupet vournerable.
·         Ngritje e Qendres se Sherbimeve per femijet e rruget dhe jetimet nepermjet nje program te kualifikuar per integrimin, edukimin dhe argetimin e tyre.
·         Asistence per OJQ-te per te shkruajtur nje Projekt-Propozim.
·         Ndihme e Asistence per organizatat e huaja qe duan te fillojne aktivitetitin e tyre ne vendin tone.
·         Nderlidhje ne mes OJQ-ve vendase dhe te huaja me Pushtetin Vendor.
·         Mbledhje informacioni, identifikim problemesh per hartim Projektesh per OJQ-te.
·         Fushata sensibilizuese e edukuese per problem te ndryshme te Edukimit Shendetesor, te Higjenes dhe Sanitetit.
·         Ndihme e asistence Juridike per komunitetin e varfer dhe te pa mundur.

NENI 4
QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE
Selia Qendrore e Shoqates do te jete ne qytetin e Tiranes me Adrese: Rruga “Shefqet Kuka”, nr.31, Tirane – Njesia Administrative nr.4. Veprimtaria e saj do te shtrihet ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Shtrirja e veprimtarise se Shoqates ne vende te tjera sipas legjislacionit ne fuqi me Vendim te Mbledhjes se Pergjithshme te Shoqates.

NENI 5
KUSHTI I PRANIMIT DHE LARGIMIT TE ANETAREVE
Ne shoqate ka te drejte qe te antaresohet çdo shtetas Shqiptar ose i huaj qe pranon statusin (programin) dhe paguan kuatizacionin.

NENI 6
Anetaret e Shoqates qe japin doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata, nuk kane te drejte ne kapitalin apo pasurine themelore te Shoqates.

NENI 7
TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANETARIT
Çdo anetar ka te drejte te shfaqe mendimin e vet te lire, te diskutoje ne mbledhje, te kerkoje llogari per permbushjen e programit, per harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne gjykaten kompetente per vendimet e shoqates qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe statusin brenda nje muaji nga dita kur anetari ka marre njoftim per ate vendim.
Çdo anetar ka per detyre qe te zbatoje me rigorozitet statusin e shoqates dhe dispozitat ligjore ne fuqi si dhe te derdhe kuotat çdo muaj ne daten e caktuar.

NENI 8
ORGANET DREJTUESE TE SHOQATES, MENYRA E FORMIMIT DHE KOMPETENCAT E TYRE
Organet Drejtuese te Shoqates jane: Mbledhja e Pergjithshme, Keshilli Drejtues, Kryetari, Zv.Kryetari dhe Sekretari.

NENI 9
MBLEDHJA E PERGJITHSHME, KOMPETENCAT E SAJ
Mbledhja e Pergjithshme e Shoqates eshte organi me i larte i Shoqates.
Mbledhja e Pergjithshme perbehet nga anetaret e saj e cila thirret nje here ne vit ne mbledhje te zakonshme si dhe ne çdo kohe kur e kerkon nje e pesta e anetareve te Shoqates.
MBLEDHJA E PERGJITHSHME KA KETO KOMPETENCA
1.       Miraton dhe ushtron kontroll per realizimin e programit qe do te realizoje Shoqata.
2.       Ka te drejte qe te beje ndryshime, shtesa dhe plotesime ne status.
3.       Ushtron posaçerisht mbikqyrjen mbi te ardhurat dhe veprimet e shoqates si dhe mbi objektet pasurore te saj
4.       Zgjedh Keshillin Drejtues.
5.       Vendos per pranimin ose largimin e anetarave te shoqates, shperndarjen e shoqates, si dhe per çdo çeshtje tjeter qe nuk eshte lene ne kompetencen e organeve te tjera. Vendimet e Mbledhjes se Pergjithshme merren me shumicen e votive te anetareve te shoqates qe jane te pranishem ne mbledhje. Per ndryshimin e statutit, perjashtimin e ndonje anetari dhe per shperndarjen e shoqates duhet te jene te pakten ¾ (tre te katertat) e anetareve.

NENI 10
KESHILLI DREJTUES
Keshilli drejtues mblidhet nje here ne gjate muaj dhe drejtohet nga Kryetari i Shoqates. Mbledhja e Keshillit drejtues jane te rregullta kur jane te ftuar te gjithe anetaret dhe marrin pjese dy te tretat e pjesmarresve.
Vendimet merren me shumicen e thjeshte te votave te pranishem ne mbledhje. Ne rast se votat jane te barabarta, vota e Kryetarit te shoqates konsiderohet vendimtare ne marrjen e vendimit.

KESHILLI DREJTUES KA KETO KOMPETENCA
·         Gjedh kryetarin, zv.kryetarin dhe sekretarin e shoqates. Ne momentin e themelimit “Kryetar nderi” eshte zgjedhur z.Myslym Kuka.
·         Drejton veprimtarine e shoqates ne perputhje me statutin e programin e saj.
·         Pergatit dhe realizonprogramin vjetor te aktiviteteve te miratuar nga mbledhja e Pergjithshme.
·         Cakton menyren e realizimit te te ardhurave te shoqates e miraton buxhetin financiar vjetor te shoqates.
·         Vendos per tjetersimin e pasurive te shoqates.
·         Merr ne shqyrtim dhe vendos per propozimet qe behen nga organe dhe organizata te ndryshme me qellime bashkepunimi e ndihme te ndersjellte.
·         Diskuton problemet qe vihen ne rendin e dites se mbledhjes dhe merr vendime rreth tij.

NENI 11
KRYETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
Kryetari i Shoqates zgjidhet nga Keshilli Drejtues nje here ne kater vjet me shumice votash.

KRYETARI I SHOQATES KA KETO KOMPETENCA
·         Drejton veprimtarine e Keshillit Drejtues, ne baze te ligjit dhe statutit.
·         Mbikqyr aktivitetet e Shoqates.
·         Hyn ne marredhenie me institucionet shteterore dhe persona te tjere juridik dhe privat per realizimin e vendimeve te marra prej Mbledhjes se Pergjithshme dhe Keshillit Drejtues.
·         Nenshkruan vendimet e shoqates si dhe te gjitha aktet e tjera te miratuara nga Mbledhja e Pergjithshme dhe Keshilli Drejtues ne emer te Shoqates.
·         Perfaqeson shoqaten ne ceremoni zyrtare.
·         Administron fondet sipas menyres se caktuar nga Keshilli Drejtues.
·         Kujdeset per interesat e shoqates, i mbron ato ne marredhenie me te tretet.

NENI 12
ZV/KRYETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
·         Zgjidhet nga Keshilli Drejtues nje here ne dy vjet me shumice votash.
·         Zevendeson Kryetarin ne funksionet e tij me delegim te kompetencave te Kryetarit.
·         Harton planin Strategjik te veprimtarise se Shoqates.
·        Pergjigjet per ngritjen e strukturave te Shoqates dhe shtrirjen e veprimtarise se Shoqates ne te gjithe territorin e Republikes.
·         Ndjek dhe koordinon veprimtarine e Degeve te Shoqates ne rrethe.

NENI 13
SEKRETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
·         Zgjidhet prej Keshillit Drejtues nje here ne vit me shumice votash.
·   Pergatit rendin e dites te mbledhjeve te Keshillit Drejtues dhe te Mbledhjes se Pergjithshme, si dhe dokumentat perkatese per diskutim.
·  Koordinon punen dhe veprimtarine e Shoqates me shoqata, Organizata e Fondacione me te cilet sigurohet partneriteti ne bashkepunim.
·  Administron te gjitha dokumentat e shoqates dhe pergjigjet per aktivitetin e tyre.
·   Ka te drejten e perdorimit te vules se Shoqates.

NENI 14
MJETET FINANCIARE TE SHOQATES
Shoqata hap numrin e llogarise ne nje nga Bankat Shqiptare. Te ardhurat e shoqates sigurohen nga kontributet (kuotat) e anetareve te saj, te huaj ose Shqiptare. Per anetaret e shoqates te cilet jane shtetas te huaj, kuota e antaresimit eshte jo me pak se njeqind dollare (100 $) Amerikan ne muaj, ndersa per shtetasit shqiptare kuotat eshte peseqind lek (500 lek) ne muaj. Shoqata do te kete si burim financiar tjeter nga shoqeri tregtare, fondacione e donator te tjere te huaj dhe shqiptare conform legjislacionit ne fuqi ne Republiken e Shqiperise.

NENI 15
MENYRA E NDRYSHIMIT TE STATUTIT
Statuti mund te ndryshohet vetem me vendimin e Mbledhjes se Pergjithshme, kur ne te marrin pjese tre te katertat e perfaqesuesve te kesaj mbledhjej dhe me shumice votash.

NENI 16
MENYRA E SHPERNDARJES SE SHOQATES
Shperndarja e Shoqates bahet:
Me vendim te mbledhjes se Pergjithshme te thirrur posaçerisht.
·         Kur numri i anetareve ka mbritur nen numrin prej kater vete ose kur qellimi i saj eshte permbushur apo nuk ka mundesi qe te permbushet.
·         Kur ajo ka humbur aftesite paguese.
·         Me vendim te Gjykates te Rrethit te Tiranes kur Shoqata eshte larguar nga qellimi i veprimtarise se saj te caktuar ne statut ose kur ajo ka filluar te kryeje veprimtari te kundraligjshme.
·         Nqs. Vendoset shperndarja e shoqates, ajo ç’regjistrohet, pushon veprimtarine e saj dhe vihet ne likuidim nga komisioni i likuidimit, i cili formohet dhe vepron sipas rregullave perkatese ne fuqi.

NENI 17
Ky statut hyn ne fuqi diten e regjistrimit te shoqates ne Gjykaten e rrethit Tirane. Ne kete dite shoqata njihet si person juridik.
Ky statut redaktohet ne kater kopje, prej te cilave nje kopje noterit, nje kopje depozitohet ne gjykate dhe dy kopje qendrojne prane shoqates.
Me vullnetin e lire te kryetarit dhe sekretarit nenshkruhet konform ligjit.


KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA
 

Vizitorë

free counters

Support

UNICEF

Compatible with

Google Chrome Moxilla Firefox

Compatible with

Internet Explorer Opera