
- Eshte siguruar ambjente e kompletuar zyrat e punes per te garantuar aktivitetin e perditshem ne vazhdimesi te shoqates.
- Eshte ngritur ne ambjentet e shoqates nje Rezidence per femijet e rruges e te braktisur te cilet lypnin e flinin rrugeve.
- Eshte ngritur ne ambjentet e shoqates nje Rezidence per te moshuarit e braktisur e te vetmuar.
- Eshte hapur nje mence ditore ku ju afrohet falas ngrenie tre vakte ne dite personave ne nevoje e te varfer.
- Eshte ngritur ne keto ambjente Klinikat Dentare & Pathologjike.
- Eshte vene ne dispozicion nje Auto-ambulance te kompletuar me te gjitha mjetet e duhura e cila eshte gjithmone gati per ç’fare do lloj urgjencash apo aksidentesh per zonat periferike rurale e malore.
- Ka realizuar disa projekte ne fushen e higjenes e sanitetit, si sistemimi i kanalizimeve te ujrave te zezae e te bardha, sistemimin dhe pastrimin e rrugeve, vendosje pompash per te mundesuar furnizimin me uje te pijshem te disa zonave rurale, grumbullimi dhe heqja e plehrave ne menyre te organizuar dhe demonstrative duke shfrytezuar krahun e pa zene ne pune ne kembim te dhenies se ndihmes humanitare
- Eshte vene ne dispozicion nje mjet transporti (furgon) per femijet e pa mundur i cili transporton ne shkolle.
KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA