Social Icons

facebookgoogle plusemail

Platforma


PLATFORMA   AFATGJATE  E  AKTIVITETEVE  PËR  TË  ARDHMEN

Shoqata Humanitare “KUKA në Ndihmë të Jetimëve dhe të të Vobekteve” të Shqipërisë, në përputhje me statutin dhe programin e saj, si dhe në përputhje me ligjet perkatëse ka haruar një Strategji afatgjatë për të ardhmen. Kjo Strategji pune ka në qendër të vëmendjes përparësitë e përcaktuara nga degët tona në rrethe dhe nga strukturat drejtuese të Shoqatës. Kjo strategji si afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, në përputhje të kërkesave dhe nevojave që parashtrojnë grupet komunitare e zonave dhe rajoneve të ndryshme që parashihen në projekte të ndryshme. Eshtë vlerësuar nga ana jonë se ka shumë drejtime ku Shoqata ka mund të ndërhyjë me anë të projekteve për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Për këtë arsye, ne parashtrojmë disa ide e projekte që i konsiderojmë si të dobishme dhe që mund të konkretizohen në bashkëpunim me:

Shoqata, Fondacione apo Donatorë të ndryshëm

Ndër to veçojmë :

  1. Integrimi i fëmijëve të rrugës, fëmijëve të braktisur e jetimë. 
  2. Programe për integrimin dhe zhvillimin e fëmijëve pa përkrahje të grupmoshave 4 - 6 vjeç, 6 -15 vjeç, 15-18 vjeç. 
  3. Ndihmë në mbështetje ndaj të moshuarve (pleqve) të braktisur dhe pa përkrahje si dhe azilantëve efektiv që ka Shoqata ne ambjentet e saj. 
  4. Integrimi i gruas në jetën e komunitetit ku ajo jeton, e sidomos i nënave të veja me fëmijë të moshës 0-1 vjeç apo 1-3 vjeç, nënave të veja me fëmijë të vegjël dhe nënave të veja me shumë fëmijë. 
  5. Edukimi i nënave shtatzëna të shtresës së komunitetit që ne ndihmojmë. 
  6. Edukimi i të rinjve dhe përfshirja aktive e tyre në jetën e komunitetit ku jetojnë, veçanërisht për grupmoshën 14 -20 vjeç. 
  7. Edukimi dhe mbrojtja e grupeve etnike te ndryshme, sidomos atyre rome, arumune, e atyre që janë më në nevojë të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së zonës që ne mbulojmë. 
  8. Edukimi për higjenë e sanitet, edukimi shëndetësor, ndihmë dhe asistencë mjeksore për komunitetin që ne mbështesim. 
  9. Projekt për aftësimin profesional të komunitetit. Zhvillime komunitare të integruara në Rajone të ndryshme të Vendit. 
  10. Projekte zhvillimi e dhënie asistence për fëmiljet qytetare që kanë migruar për arsye të ndryshme drejt zonave urbane, integrimi i tyre në jetën shoqërore e komunitare ku ata jetojnë. 
  11. Integrimi i komuniteteve që kanë integruar nga zonat e minuara nga lufta në Kosovë, përmirësimi i kushteve të banimit dhe jetesës së tyre. 
  12. Ndihmë për reabilitimin e kopshteve dhe të çerdheve të zonave të ndryshme rurale dhe të varfëra të vendit ku shtrin aktivitetin Shoqata. 
  13. Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ulja e shkallës së varfërisë të zonave të ndryshme të vendit në ato rrethe ku shtrin aktivitetin Shoqata dhe ku janë donatoret e interesuar. 
  14. Ngritja dhe funksionim i plotë i “Qëndrës Sociale, Integruese dhe Formimit Profesional ” me strukturën e saj të nevojshme në ambjentet e Shoqatës dhe ne dy Rajone të ndryshme të vendit ku ka më shumë nevojë komuniteti.
Nëpërmjet projekteve, aktiviteteve dhe veprimtarive që ne mendojmë të realizojmë do të arrihen këto rezultate dhe sigurohet kjo mbështetje:

  

Target grupet (perfituesit):

(Jetimët, fëmijët e rrugës e të braktisur, nënat me shumë fëmijë, nënat e veja dhe kryefamiljare, të moshuarit pa përkrahje sociale, të moshuarit dhe fëmijë që janë azilyant në ambjentet e Shoqatës, persona të vobektë, të sëmurë me diagnoza serioze etj)

Sigurohet ndihmë ndaj ndaj atyre kategorive që kanë nevojë dhe janë pa asnjë përkrahje për nevoja të domozdoshme për jetën si p.sh. ushqime, veshmbathje, medikamente, detergjente e mjete higjenike, mjete didaktike, sherbime asistences e perkujdesjes sociale, këshillime sociale dhe psiko-sociale, ligjore, shëndetësore, kurse të aftësimit profesional si (kompjuter, gjuhë të huaja, rrobaqepësi, marangoz, elektroshtëpiake) etj.


KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA
 

Vizitorë

free counters

Support

UNICEF

Compatible with

Google Chrome Moxilla Firefox

Compatible with

Internet Explorer Opera