Social Icons

facebookgoogle plusemail

LANDES SOLIDARITE


KONTRATE PER DHENIE HUA TE LOPEVE


Shoqata bamirse franceze LANDES SOLIDARITE, me adrese: 6-rue du 8 Mai 1945, Mont de Marsan ne kuader te aksioneve te saj ne Shqiperi blen lope te cilat i ve ne dispozicion te familjeve me te varfera qe banojne ne zonat e thella te Malsise se Tiranes.


Ky vceprim behet ne bashkepunim me;
  1. Shoqaten Humanitare “Kuka” perfaqesuar nga Kryetari i saj, i cili kujdeset dhe pergjigjet perpara Shoqates Franceze per zhvillimin normal dhe respektimin e kushteve te kontrates.
  2. Keshillin e Fshatit perfaqesuar nga Kryetari i Komunes dhe Kryeplaku , te cilet propozojne dhe marrin pjese ne seleksionimin e lopeve te destinuara per dhurim.

KUSHTET E VENIES NE DISPOZICION
Nje familjeje i jepet nje lope ne dispozicion per nje periudhe TRE VJEÇARE ne fund te se ciles nese te gjitha kushtet e kontrates se vendosur jane plotesuar dhe respektuar, Landes Solidarite mund te Autorizoje me shkrim dhurimin perfundimtar te Lopes.

DETYRIMET QE DUHET TE RESPEKTOJE FAMILJA E PERZGJEDHUR
  1. Te informoje Shoqaten “Kuka” mbi shendetin e lopes dhe pergjigjet per cdo dem qe i shkaktohet asaj nga mos kujdesi.
  2. Te ndaje qumeshtin me nje familje tjeter e caktuar shprehimisht ne kontrate.
  3. Ti jape shoqates “Kuka” viçin e pare qe do te lind lopa (minimumi 4 muajsh dhe jo me pak se 100 kg) vetem pasi ky kusht te jete plotesuar viçat e tjere qe do te beje lopa mund te shiten ose perdoren lirisht nga familja e perzgjedhur.
  4. Familja e perzgjedhur ne asnje menyre nuk mund ta shese lopen para 3 vitesh dhe pa marre Aktin e dhurimit perfundimtar nga Shoqata Landes Solidarite.

 KUSHTET E FERMERIT KUR KERKON TE PERFITOJE LOPE NGA
SHOQATA HUMANITARE “KUKA”

  1. Lopa vihet ne dispozicion te nje personi te cilesuar si Fermer i varfer, per nje periudhe tre vjeçare gjate se ciles ky person nuk mund ne asnje menyre e asnje rast ta shese ate. Vetem ne fund te tre viteve dhe nese i ka plotesuar te gjitha detyrimet, fermeri do te mund te behet pronar i lopes.
  2. Fermeri eshte i detyruar te njoftoje Kryeplakun e fshatit dhe Shoqaten humanitare “Kuka” dhe “Landes-Solidarite” per cdo lloj informacioni mbi lopen (shendeti, vaksina  etj.)
  3. Fermeri duhet te respektoje detyrimet e rena paraprakisht dakort:
a)      Ai duhet te ndaje qumeshtin cdo dite me nje familje te paracaktuar nga shoqata.
b)      Ai duhet t’i jape shoqates vicin e pare pas kater muaj nga lindja e tij. Ky viç duhet te jete i shendetshem dhe me peshe jo me pak se 100 kg peshe e gjalle.
  1. Te gjithe vicat e tjere gjate kohes ne te cilen lopa eshe prone e shoqates do te jene prone e fermerit.
  2. Ne fund te tre viteve fermerit do t’i dhurohet lopa pas nenshkrimit te nje dokumenti nga te dy anet.






KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA
 

Vizitorë

free counters

Support

UNICEF

Compatible with

Google Chrome Moxilla Firefox

Compatible with

Internet Explorer Opera