STATUTI
I SHOQATES
“KUKA
NE NDIHME TE TE JETIMEVE DHE TE TE VOBEKTEVE” TE SHQIPERISE
Ne mbeshtetje te ligjit 7580, date 29.07.1994 te kodit civil
te Republikes se Shqiperise nenet 39-53 hartohet ky Statut i Shoqates “KUKA” ne
ndihme te Jetimeve dhe te te vobekteve te Shqiperise.
NENI
1
EMERTIMI I SHOQATES
Emertimi i shoqates do te jete:
“KUKA NE NDIHME TE
JETIMEVE DHE TE TE VOBEKTEVE” TE SHQIPERISE
NENI
2
MISIONI I SHOQATES
Ndihme e asistence ndaj kategorive qytetare ne nevoje (jetimeve,
femijeve te rruges e te braktisur, te moshuarve pa perkrahje, nenave te veja,
invalideve, komuniteteve te ndryshme etnike, qytetareve dhe familjeve te
vobekta).
Mbeshtetje e grupeve sociale pa perkrahje, per tu integruar
ne jeten e komunitetit te tyre. Te rritet besimi per jeten dhe shoqerine te
kategorite e komunitetit qe nuk kane mbeshtetje.
NENI
3
FUSHA E VEPRIMTARISE
·
Krijimi dhe venia ne funksionim te mencave
ushqimore.
·
Ngritja e Qendrave per shperndarje ushqimi e
veshmbathje ne zona dhe Rajone te ndryshme te vendit.
·
Sigurimi i ndihmave ushqimore, veshmbathje,
medikamente, pajisje e orendi, aparatura te ndryshme mjekesore etj. per Shtepite
e femijes, Çerdhet, Kopshtet, Spitalet, Qendrat Shendetesore, Shtepite e te
moshuarve, Kampet e refugjateve, etj.
·
Ngritja e Shtëpisë të të moshuarve me te gjitha
sherbimet e nevojshme.
·
Ngritja e Klinikes Stomatologjike dhe dhenia e sherbimit
falas per qytetaret e pa mundur.
·
Ngritja e Ambulances Pathologjike dhe dhenia e
ndihmes e sherbimit falas per qytetaret e pa mundur.
·
Rikonstruksioni i shtepive te te varferve,
Shtepive te femijeve, Çerdheve, Kopshteve, Spitaleve, Qendrave Shendetesore,
Shtepive te te moshuarve etj.
·
Ngritje te Qendrave te Formimit Profesional per
aftesimin per pune te ketyre kategorive te komunitetit.
·
Sherbime e Keshillime sociale e Psiko-Sociale
per grupet vournerable.
·
Ngritje e Qendres se Sherbimeve per femijet e
rruget dhe jetimet nepermjet nje program te kualifikuar per integrimin,
edukimin dhe argetimin e tyre.
·
Asistence per OJQ-te per te shkruajtur nje
Projekt-Propozim.
·
Ndihme e Asistence per organizatat e huaja qe
duan te fillojne aktivitetitin e tyre ne vendin tone.
·
Nderlidhje ne mes OJQ-ve vendase dhe te huaja me
Pushtetin Vendor.
·
Mbledhje informacioni, identifikim problemesh
per hartim Projektesh per OJQ-te.
·
Fushata sensibilizuese e edukuese per problem te
ndryshme te Edukimit Shendetesor, te Higjenes dhe Sanitetit.
·
Ndihme e asistence Juridike per komunitetin e
varfer dhe te pa mundur.
NENI
4
QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE
Selia Qendrore e Shoqates do te
jete ne qytetin e Tiranes me Adrese:
Rruga “Shefqet Kuka”, nr.31, Tirane – Njesia Administrative nr.4.
Veprimtaria e saj do te shtrihet ne te gjithe territorin e Republikes se
Shqiperise. Shtrirja e veprimtarise se Shoqates ne vende te tjera sipas
legjislacionit ne fuqi me Vendim te Mbledhjes se Pergjithshme te Shoqates.
NENI
5
KUSHTI I PRANIMIT DHE LARGIMIT TE ANETAREVE
Ne shoqate ka te drejte qe te
antaresohet çdo shtetas Shqiptar ose i huaj qe pranon statusin (programin) dhe paguan kuatizacionin.
NENI
6
Anetaret e Shoqates qe japin
doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata, nuk kane te drejte ne kapitalin
apo pasurine themelore te Shoqates.
NENI
7
TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANETARIT
Çdo anetar ka te drejte te shfaqe
mendimin e vet te lire, te diskutoje ne mbledhje, te kerkoje llogari per
permbushjen e programit, per harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne gjykaten
kompetente per vendimet e shoqates qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe
statusin brenda nje muaji nga dita kur anetari ka marre njoftim per ate vendim.
Çdo anetar ka per detyre qe te
zbatoje me rigorozitet statusin e shoqates dhe dispozitat ligjore ne fuqi si
dhe te derdhe kuotat çdo muaj ne daten e caktuar.
NENI
8
ORGANET DREJTUESE TE SHOQATES, MENYRA E FORMIMIT DHE KOMPETENCAT E TYRE
Organet Drejtuese te Shoqates
jane: Mbledhja e Pergjithshme, Keshilli
Drejtues, Kryetari, Zv.Kryetari dhe Sekretari.
NENI
9
MBLEDHJA E PERGJITHSHME, KOMPETENCAT E SAJ
Mbledhja e Pergjithshme e
Shoqates eshte organi me i larte i Shoqates.
Mbledhja e Pergjithshme perbehet
nga anetaret e saj e cila thirret nje here ne vit ne mbledhje te zakonshme si
dhe ne çdo kohe kur e kerkon nje e pesta e anetareve te Shoqates.
MBLEDHJA E PERGJITHSHME KA KETO KOMPETENCA
1. Miraton
dhe ushtron kontroll per realizimin e programit qe do te realizoje Shoqata.
2. Ka
te drejte qe te beje ndryshime, shtesa dhe plotesime ne status.
3.
Ushtron posaçerisht mbikqyrjen mbi te
ardhurat dhe veprimet e shoqates si dhe mbi objektet pasurore te saj
4.
Zgjedh Keshillin Drejtues.
5.
Vendos per pranimin ose largimin e anetarave
te shoqates, shperndarjen e shoqates, si dhe per çdo çeshtje tjeter qe nuk
eshte lene ne kompetencen e organeve te tjera. Vendimet e Mbledhjes se
Pergjithshme merren me shumicen e votive te anetareve te shoqates qe jane te
pranishem ne mbledhje. Per ndryshimin e statutit, perjashtimin e ndonje anetari
dhe per shperndarjen e shoqates duhet te jene te pakten ¾ (tre te katertat) e
anetareve.
NENI
10
KESHILLI DREJTUES
Keshilli drejtues mblidhet nje
here ne gjate muaj dhe drejtohet nga Kryetari i Shoqates. Mbledhja e Keshillit
drejtues jane te rregullta kur jane te ftuar te gjithe anetaret dhe marrin
pjese dy te tretat e pjesmarresve.
Vendimet merren me shumicen e
thjeshte te votave te pranishem ne mbledhje. Ne rast se votat jane te
barabarta, vota e Kryetarit te shoqates konsiderohet vendimtare ne marrjen e
vendimit.
KESHILLI DREJTUES KA KETO KOMPETENCA
·
Gjedh kryetarin, zv.kryetarin dhe sekretarin e
shoqates. Ne momentin e themelimit “Kryetar nderi” eshte zgjedhur z.Myslym Kuka.
·
Drejton veprimtarine e shoqates ne perputhje me
statutin e programin e saj.
·
Pergatit dhe realizonprogramin vjetor te
aktiviteteve te miratuar nga mbledhja e Pergjithshme.
·
Cakton menyren e realizimit te te ardhurave te
shoqates e miraton buxhetin financiar vjetor te shoqates.
·
Vendos per tjetersimin e pasurive te shoqates.
·
Merr ne shqyrtim dhe vendos per propozimet qe
behen nga organe dhe organizata te ndryshme me qellime bashkepunimi e ndihme te
ndersjellte.
·
Diskuton problemet qe vihen ne rendin e dites se
mbledhjes dhe merr vendime rreth tij.
NENI
11
KRYETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
Kryetari i Shoqates zgjidhet nga Keshilli
Drejtues nje here ne kater vjet me shumice votash.
KRYETARI I SHOQATES KA KETO KOMPETENCA
·
Drejton veprimtarine e Keshillit Drejtues, ne
baze te ligjit dhe statutit.
·
Mbikqyr aktivitetet e Shoqates.
·
Hyn ne marredhenie me institucionet shteterore
dhe persona te tjere juridik dhe privat per realizimin e vendimeve te marra
prej Mbledhjes se Pergjithshme dhe Keshillit Drejtues.
·
Nenshkruan vendimet e shoqates si dhe te gjitha
aktet e tjera te miratuara nga Mbledhja e Pergjithshme dhe Keshilli Drejtues ne
emer te Shoqates.
·
Perfaqeson shoqaten ne ceremoni zyrtare.
·
Administron fondet sipas menyres se caktuar nga
Keshilli Drejtues.
·
Kujdeset per interesat e shoqates, i mbron ato
ne marredhenie me te tretet.
NENI
12
ZV/KRYETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
·
Zgjidhet nga Keshilli Drejtues nje here ne dy
vjet me shumice votash.
·
Zevendeson Kryetarin ne funksionet e tij me
delegim te kompetencave te Kryetarit.
·
Harton planin Strategjik te veprimtarise se
Shoqates.
· Pergjigjet per ngritjen e strukturave te
Shoqates dhe shtrirjen e veprimtarise se Shoqates ne te gjithe territorin e
Republikes.
·
Ndjek dhe koordinon veprimtarine e Degeve te
Shoqates ne rrethe.
NENI
13
SEKRETARI I SHOQATES, KOMPETENCAT E TIJ
·
Zgjidhet prej Keshillit Drejtues nje here ne vit
me shumice votash.
· Pergatit rendin e dites te mbledhjeve te
Keshillit Drejtues dhe te Mbledhjes se Pergjithshme, si dhe dokumentat
perkatese per diskutim.
· Koordinon punen dhe veprimtarine e Shoqates me
shoqata, Organizata e Fondacione me te cilet sigurohet partneriteti ne
bashkepunim.
· Administron te gjitha dokumentat e shoqates dhe
pergjigjet per aktivitetin e tyre.
· Ka te drejten e perdorimit te vules se Shoqates.
NENI
14
MJETET FINANCIARE TE SHOQATES
Shoqata hap numrin e llogarise ne
nje nga Bankat Shqiptare. Te ardhurat e shoqates sigurohen nga kontributet (kuotat) e anetareve te saj, te huaj
ose Shqiptare. Per anetaret e shoqates te cilet jane shtetas te huaj, kuota e
antaresimit eshte jo me pak se njeqind dollare (100 $) Amerikan ne muaj, ndersa
per shtetasit shqiptare kuotat eshte peseqind lek (500 lek) ne muaj. Shoqata do
te kete si burim financiar tjeter nga shoqeri tregtare, fondacione e donator te
tjere te huaj dhe shqiptare conform legjislacionit ne fuqi ne Republiken e
Shqiperise.
NENI
15
MENYRA E NDRYSHIMIT TE STATUTIT
Statuti mund te ndryshohet vetem
me vendimin e Mbledhjes se Pergjithshme, kur ne te marrin pjese tre te katertat
e perfaqesuesve te kesaj mbledhjej dhe me shumice votash.
NENI
16
MENYRA E SHPERNDARJES SE SHOQATES
Shperndarja e Shoqates bahet:
Me vendim te mbledhjes se Pergjithshme te thirrur posaçerisht.
·
Kur numri i anetareve ka mbritur nen numrin prej
kater vete ose kur qellimi i saj eshte permbushur apo nuk ka mundesi qe te
permbushet.
·
Kur ajo ka humbur aftesite paguese.
· Me vendim te Gjykates te Rrethit te Tiranes kur
Shoqata eshte larguar nga qellimi i veprimtarise se saj te caktuar ne statut
ose kur ajo ka filluar te kryeje veprimtari te kundraligjshme.
·
Nqs. Vendoset shperndarja e shoqates, ajo
ç’regjistrohet, pushon veprimtarine e saj dhe vihet ne likuidim nga komisioni i
likuidimit, i cili formohet dhe vepron sipas rregullave perkatese ne fuqi.
NENI
17
Ky statut hyn ne fuqi diten e
regjistrimit te shoqates ne Gjykaten e rrethit Tirane. Ne kete dite shoqata
njihet si person juridik.
Ky statut redaktohet ne kater
kopje, prej te cilave nje kopje noterit, nje kopje depozitohet ne gjykate dhe
dy kopje qendrojne prane shoqates.
Me vullnetin e lire te kryetarit
dhe sekretarit nenshkruhet konform ligjit.
KRYETARI I SHOQATES
Prof.Dr. LUAN KETA